Miratohet me 84 vota ligji i maxhorancës që rrit me 2% rrogat e magjistratëve, Rama debaton me opozitën deri në orët e para të mëngjesit

Miratohet me 84 vota ligji i maxhorancës që rrit me 2% rrogat e magjistratëve, Rama debaton me opozitën deri në orët e para të mëngjesit

Kuvendi miratoi në orën 01:30 të 18 shtatorit ligjin e maxhorancës për pagat e gjyqtarëve. Ligji u miratua me 84 vota pro dhe 24 vota kundër, pas një debati që vijoi në Kuvend edhe pas mesnate. Ndërkohë para votimit u debatua deri në orët e para të mëngjesit. Debati në Kuvend për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka vijuar edhe pas mesnate, ndërsa kryeministri Edi Rama ndërhyri disa herë gjatë diskutimeve. Kreu i qeverisë tha se do të japë qëndrimin e tij për çështjen pasi të dëgjojë të gjithë deputetët që po marrin fjalën në seancë. “Për sa i përket pastaj çështjes në fjalë, unë do të flas, patjetër që do të flas dhe do të flas kur të dëshiroj unë, jo kur vendosni ju....