Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune

Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar sërish lidhur me protestat dhe incidentet e dhunshme të regjistruara gjatë katër ditëve të fundit. Përmes një deklarate, Demo ka bërë një bilanc duke bërë të ditur se 156 persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre 97 efektivë policie, 45 protestues dhe 14 kalimtarë. Ministri u ndal veçanërisht te përfshirja të miturve në këto përleshje dhe thekson se katër të mitur janë në mesin e të lënduarve. Ministri u bën thirrje prindërve që të mos lejojnë fëmijët në akte dhune. Ai i cilësoi ngjarjet si pjesë të një përpjekjeje për të marrë pushtetin përmes dhunës, ndërsa theksoi se, sipas tij, këto akte nuk do të ndalin rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Deklarata e plotë: “Të...