MILIONAT DALIN PA GARË, SI FUNKSIONON SKEMA E MBROJTJES?
Në studio u hodh pretendimi se një kompani e lidhur me furnizimet për sektorin e mbrojtjes përfiton rreth 3.1 milionë euro në muaj. Në qendër të debatit ishte mënyra se si realizohen kontratat, roli i kompanisë shtetërore KAYO dhe mundësia e furnizimeve pa procedurat e zakonshme të konkurrimit. Shifrat dhe pretendimet e ngritura kërkojnë verifikim përmes dokumenteve zyrtare. Mënyra se si kryhen furnizimet për sektorin e mbrojtjes u vendos në qendër të një debati të fortë në studio, ku një prej panelistëve artikuloi shifrën prej 3.1 milionë eurosh në muaj si përfitim të një kompanie të lidhur me këtë sektor. Sipas shpjegimit të dhënë gjatë emisionit, kompania shtetërore KAYO zotëron një pjesë të një strukture të përbashkët biznesi, ndërsa pjesa tjetër kontrollohet nga partnerë privatë...
Burimi:
ntv.al