Mila falënderon Braçen për votën pro Territoriales: Nuk dua të përkthehet si frikë nga largimi prej PS-së
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka ndarë qëndrimin e saj mbi votimin unanim të grupit parlamentar socialist për Reformën Territoriale, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë politike të secilit prej deputetëve në raport me besimin e qytetarëve. E ftuar në Euronews Albania për të komentuar votimin, Mila u ndal edhe te momenti kur i shprehu falenderimet deputetit Erion Braçe, i cili iu bashkua qëndrimit të grupit edhe pse shumë herë e ka kundërshtuar draftin e Territoriales. “Në mometin që kemi dalë, rastisa pranë zotit Braçe dhe natyrshëm më erdhi në një mënyrë shumë organike dhe i thashë “Shumë faleminderit”. Pse duhet t’i thoja faleminderit për një votë që në fund të ditës është personale, është barabartë me kartonin që unë kam sot në Parlamentin e...
Burimi:
javanews.al