Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për Thaçin, organizim pak orë përpara vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK
Mijëra shqiptarë janë mbledhur pranë Gjykatës Speciale në Hagë, në pritje të shpalljes së vendimit për 4 ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Të ardhur nga Kosova dhe vende të ndryshme të Europës, ata kanë udhëtuar drejt Hagës për të qenë të pranishëm në ditën e vendimit, duke mbajtur flamuj të UÇK-së dhe duke shprehur mbështetje për 4 ish-drejtuesit e saj Në zonën përreth Gjykatës Speciale është shtuar edhe prania e forcave të policisë, ndërsa grumbullimi i mbështetësve pritet të vijojë edhe gjatë orëve të mëngjesit. Artan Berhami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, e cilësoi praninë e diasporës si një dëshmi të mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së “Mbështetja e diasporës shqiptare që kanë ardhur nga të gjithë bota...
Burimi:
javanews.al