Messi në lot pas lamtumirës: Nuk dua të largohem që këtej, nuk dua të largohem nga kjo fushë
Si një “tango e fundit”, siç u quajt në Argjentinë, ajo nuk ishte aspak keq. Dy asiste dhe një gol (nga pika e bardhë e penalltisë), ndonëse kundër një kundërshtari modest si Benin, shërbejnë si një trashëgimi e denjë për një karrierë të jashtëzakonshme, që përfshin 208 ndeshje me “Selección” dhe një Kupë Bote të fituar si kapiten. T’i thoje lamtumirë asaj fanelle të dashur në këto rrethana doli të ishte driblimi më i vështirë i Lionel Messi: “E vërteta është se po flas më shumë se kurrë më parë. Nuk dua të largohem që këtej, nuk dua të largohem nga kjo fushë”, tha Leo Messi pas ndeshjes miqësore me Argjentinën, e fundit përë të me këtë fanellë. “Është e vështirë të flas; jam i...
Burimi:
telesport.al