No Image Available

MEDIA NE SHBA ZBULON KALENDARIN E PROTESTAVE: DHUNE DERI ME 20 NENTOR…PLANI PER VITIN 2027

Fox News Digital ka publikuar një investigim që e vendos edhe Shqipërinë brenda një rrjeti më të gjerë protestash europiane, të mbështetura, koordinuara ose amplifikuara nga dhjetëra organizata të së majtës radikale, komuniste, socialiste dhe antifashiste. Sipas investigimit, janë identifikuar 101 organizata në nëntë vende që kanë rol në këtë ekosistem protestash, ku ndryshe nga sa thuhet, vetëm 33 prej tyre drejtohen nga studentë apo të rinj, ndërsa pjesa tjetër përfshin organizata komuniste, trockiste, socialiste revolucionare, grupe Antifa, rrjete propalestineze dhe lëvizje kundër militarizimit. Për Shqipërinë, elementi më i rëndësishëm është se Tirana përmendet drejtpërdrejt në narrativën e këtyre rrjeteve. BreakThrough News, një media e përfshirë nga Fox News mes amplifikuesve ndërkombëtarë, i ka paraqitur protestat “nga Parisi dhe Madridi në Lisbonë dhe Tiranë” si...