“Me shumë gjasa, ky do të jetë sezoni im i fundit, ndaj po e shijoj çdo moment”
Olivier Giroud po përgatitet për aktin final të karrierës së tij. Në një intervistë për “L’Équipe”, para ditëlindjes së tij të 40-të, sulmuesi i Lille la të kuptohet se do t’i japë fund karrierës në fund të sezonit. “Mund të vazhdojmë t’i bëjmë intervistat me kënaqësi edhe vitin tjetër, por besoj se ky do të jetë me shumë gjasa sezoni im i fundit si futbollist. Prandaj po e shijoj çdo moment,” deklaroi fituesi i Kupës së Botës 2018. Si profesionist që nga viti 2006, kur debutoi në Ligue 2 me Grenoble, Giroud ka ndërtuar një karrierë tejet të suksesshme që përfshin Francën, Anglinë, Italinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas shpërthimit të tij me Montpellier, të cilin e udhëhoqi drejt një titulli historik në...
Burimi:
telesport.al