Me shkopinj bejsbolli gati për sherr, policia ndërhyn në Yzberisht, procedohen 23 të mitur
Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në zonën e Yzberishtit, në Tiranë. Policia ndërhyri menjëherë pas marrjes së informacionit se një grup të miturish do të përfshiheshin në një konflikt në rrugën “Besim Alla”. Efektivët shkuan në zonën e sinjalizuar dhe konstatuan disa prej tyre të pajisur me shkopinj bejsbolli, të cilët dyshohet se do të përdoreshin gjatë përplasjes. Të miturit u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ndërsa në vijim u identifikuan dhe u shoqëruan edhe të miturit e tjerë që pritej të përfshiheshin në konflikt. Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në prani të prindërve dhe psikologut, policia ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi...
Burimi:
javanews.al