Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një ofertë të re për zgjidhjen e ngërçit politik në vend, duke propozuar Justina Shiroka Pulën si kandidate për presidente. Gjatë zhvillimeve të fundit politike në Kuvend, Kurti i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që të dalë publikisht dhe të konfirmojë pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve të partisë në procesin e votimit. Kurti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të mbështesë paraprakisht edhe një ligj të propozuar në kuadër të marrëveshjes politike, duke kërkuar në këmbim që të votohet kandidatura për presidente. Kandidatura e re e propozuar nga Kurti është Justina Shiroka Pula. Shiroka Pula ka mbajtur më herët poste të rëndësishme politike. Ajo ka qenë ish-nënkryetare e PDK-së dhe ish-ministre...