Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar

Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar

Nga Eglent Bici Mbrëmë gjithë natën dhe sot mes dëmeve, thyerjes, shkatërrimit dhe vjedhjes në zyrën tonë më rri në mendje një pyetje: Po sikur të kisha qenë brenda? Po sikur në ato momente të kishte qenë aty një nga kolegët e mi? Po sikur të kishim qenë ende duke punuar, siç na ndodh shpesh deri vonë? Çfarë do të kishte ndodhur? Çfarë do të më kishit bërë nëse do t’ju kisha dalë përpara dhe do t’ju kisha thënë: “Ndal! Kjo është prona ime. Kjo është puna ime. Nuk keni të drejtë ta prekni!”? Nuk e di përgjigjen. Dhe pikërisht kjo më trondit më shumë se dëmet materiale. Ju keni hyrë brenda, deri në katin e dytë. Keni dëmtuar kompjutera, keni shpërndarë dokumente, keni thyer...