“Me gjithë respektin për Egnatian, por…”, trajneri i Midtjylland-it nuk e pranon barazimin: Jam i pakënaqur, duhet të fitonim

“Me gjithë respektin për Egnatian, por…”, trajneri i Midtjylland-it nuk e pranon barazimin: Jam i pakënaqur, duhet të fitonim

Egnatia ka zhvilluar një paraqitje mjaft pozitive në ndeshjen e saj historike në Conference League. Ekipi i drejruar nga Nevil Dede ka marrë një barazim 1-1 kundër Midtjylland-it. Trajneri i skuadrëd daneze ka mbetur i pakënaqur me këtë rezultat. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH” -së, Tullbergu ka thënë se ekipi i tij meritonte fitoren për shkak se ka cilësi më të mira se sa Egnatia. “Nuk jam i kënaqur me këtë rezultat. Prisja që ta fitonim ndeshjen. Kemi shumë cilësi në ekip dhe besoj se meritonim më shumë. Barazuam shumë shpejt dhe mund të fitonim në pjesën e dytë, por nuk arritëm që të finalizonim rastet. Gjithsesi kemi edhe 5 ndeshje të tjera për të luajtura në fazën e ligës....