“Më duhen 100 mijë euro”, si u tentua të mashtrohej Armando Duka në emër të Taulant Ballës. Policia arreston dy persona

“Më duhen 100 mijë euro”, si u tentua të mashtrohej Armando Duka në emër të Taulant Ballës. Policia arreston dy persona

Një llogari në Signal ishte klonuar në emër të Taulant Ballës. Edhe pse kreu i grupit parlamentar të PS-së ndodhej në USA, në “emër” të tij i shkruhet Armando Dukës, kreut të FSHF-së. “Më duhen 100 mijë euro”, i shkruhej në SMS. Duka e kupton që ishte mashtrim, ndaj vendos t’i drejtohet policisë. Zhvatësit e parave kërkonin që lekët të shkonin në llogari kriptomonedhash. Por këtu hyn në lojë policia. Një agjent i infiltruar fillon komunikimin me personat që kërkonin para. I infiltruari iu shkruan se nuk kupton nga kriptomonedhat, por, nëse ishin dakord, mund t’u paguante cash. Vendosin, pas shumë komunikimesh, që të bënin dorëzimin e parave. Çanta me lekë do të dorëzohej në Elbasan. Aty u arrestuan edhe dy të dyshuarit, Edison Korra...