“Me ça mrrokulle do hyjnë?”- Korreshi ironizon në Kuvend: Ne në fshat jemi akoma me parmenda, ju thoni Inteligjenca Artificiale!

“Me ça mrrokulle do hyjnë?”- Korreshi ironizon në Kuvend: Ne në fshat jemi akoma me parmenda, ju thoni Inteligjenca Artificiale!

Deputeti i PD Saimir Korreshi, ka ironizuar projektin e qeverisë për të zgjedhuar përdorimin e inteligjencës artificiale në institucione. Ai tha se fshat ende njerëzit nuk dinë të përdorin mjetet teknologjike, ndërsa tha se në qendrat shëndetësore nuk ka drita dhe jo më të përdoret sistemi për të mbyllur takimet e pacientëve. “Ne në fshat i jemi akoma te parmenda. Ju këtë punë e quani inteligjencë artificiale. Qendrat shëndetësore nuk kanë as poç, nuk ka shkuar as energjia elektrike. Si do bëj ajo infermierja apo doktoresha në këto qendra shëndetësore, për të hyrë te sistemi juaj. Me ça mrrokulle do hyjnë. Do të thotë ajo: “Do dal në pazar, të gjej një kamerë me këtë inteligjencën artificiale dhe thotë me listë i moshës do regjistroj,...