“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!
Ish-gjenerali Vladimir Qiriazi, dëshmoi në Gjykatën e Posaçme përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes, Gazmend Oketa, gjatë procesit të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Qiriazi tha se mbante postin e komandantit të Mbështetjes Logjistike, kur i kërkohej me ngulm të firmoste shitjen e Sport Klub Partizanit. “Ministri më tha se ia kërkonin edhe atij, por nuk e di kush ia kërkonte, tha Qiriazi, informon A2. Ish-gjenerali tregoi se kishte kundërshtuar në vijimësi, pasi nuk mund të firmoste për një pronë, të cilën dikasteri që drejtonte nuk e kishte në zotërim. Dëshmia e plotë e Vladimir Qiriazit: “Në 2008-2009 kam qenë komandant i Mbështetjes Logjistike. Kur e kam marrë detyrën, nuk ka qenë situatë e mirë. Ishim pas Gërdecit. Me urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa,...
Burimi:
javanews.al