McTominay: De Bruyne është një lojtar i jashtëzakonshëm, jemi të lumtur që e kemi me vete
21 Tetor 2026 9:23 Telesport Scott McTominay, mesfushori i Napoli, ishte ndër më të mirët në fushë për skuadrën e tij, në fitoren 4-3 ndaj Bodo-Glimt në Champions League, takim ku ai realizoi dy gola. “Ishte një ndeshje e shkëlqyer për t’u pare nga tifozët. Sot do të analizojmë se ku kemi gabuar për t’u përmirësuar. E rëndësishme ishte të siguronim rezultatin dhe ia dolëm mbanë”, tha skocezi. Më tej, ia lavdëroi De Bruyne: “Kevin është një lojtar i jashtëzakonshëm; jemi të lumtur që e kemi në skuadër. Kemi një mesfushë të fortë dhe duhet t’i shfrytëzojmë sa më mirë cilësitë e tij, si dhe tonat.”
Burimi:
telesport.al