Mblidhet Komiteti Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, PD: Do të ngremë shqetësimet për korrupsionin dhe integrimin
Zhvillohet sot në Tiranë takimi i radhës i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian. Partia Demokratike njoftoi se përfaqësuesit e saj do të paraqesin qëndrimet e opozitës mbi çështje që lidhen me korrupsionin, krimin, lirinë e medias, të drejtat e njeriut, ekonominë, turizmin dhe procesin e integrimit evropian. Sipas PD-së, në takimet me eurodeputetët do të diskutohet edhe roli i Kuvendit në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo vizitë në Zvërnec vjen pas ndërgjegjësimit të komunitetit ndërkombëtar nga protestat e qytetarëve kundër shkatërrimit të zonave të mbrojtura dhe jo vetëm. Shfuqizimi i ligjit për “Zonat e Mbrojtura”, tashmë i dorëzuar si iniciativë në Kuvend nga Partia Demokratike, është kërkesë kryesore e Bashkimit Evropian për procesin e integrimit. PD theksoi se gjatë vizitës do të...
Burimi:
javanews.al