Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, do të prezantojë më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026, dokumentin vjetor të Komisionit Evropian që vlerëson ecurinë e vendeve kandidate dhe kandidate potenciale në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sipas njoftimit të Parlamentit Evropian, paketa do të përfshijë raportet e Komisionit Evropian për dhjetë vende që synojnë anëtarësimin në BE. Në këto raporte do të analizohet progresi i secilit shtet në zbatimin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian, si në fushën e shtetit të së drejtës, administratës publike, ekonomisë dhe çështjeve të tjera kyçe të procesit të integrimit. Pas publikimit të raporteve, raportuesit e përhershëm të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) do të hartojnë projektrezoluta të veçanta për secilin vend....