Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë diskutimit në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, u ndal te marrëveshjet me Gjermaninë për rinovimin e konvikteve të universiteteve publike dhe programin për klimën. Balla bëri të ditur se programi i investimeve parashikon rehabilitimin energjetik të 19 konvikteve ekzistuese dhe ndërtimin e të paktën 3 konvikteve të reja, me synim përmirësimin e kushteve të akomodimit dhe rritjen e standardeve të jetesës për studentët. “Dua të theksoj që në fazat e para dhe të treta janë rehabilituar 5 konvikte, ndërsa programi parashikon rehabilitimin energjetik të 19 konvikteve ekzistuese dhe ndërtimin e të paktën 3 konvikteve të reja. Kjo është një marrëveshje që u iniciua në kuadër të Paktit për Universitetin dhe vazhdojmë t’i qëndrojmë...