Marreveshje me Londrën/ Rama jep lajmin: Do të hapim 4 universitete në Shqipëri

Marreveshje me Londrën/ Rama jep lajmin: Do të hapim 4 universitete në Shqipëri

Shqipëria është pranë një marrëveshjeje me një rrjet universitar me bazë në Londër, e cila, sipas kryeministrit Edi Rama, parashikon ngritjen e katër universiteteve të reja në vend. Në podcast-in “Flasim”, Rama tha se projekti përfshin një universitet të specializuar në mjekësi në Fier, një universitet të përgjithshëm në Vlorë, një institucion të fokusuar te teknologjia dhe inteligjenca artificiale në Korçë, si dhe një universitet të përgjithshëm në Tiranë. Sipas kryeministrit, universiteti i mjekësisë në Fier synohet të ketë karakter ndërkombëtar dhe të presë studentë shqiptarë dhe të huaj. Ai tha se palët kanë nisur diskutimet dhe se është hartuar një draft-studim fizibiliteti, ndërsa pritet përfundimi i studimit. “Me shumë gjasë, së shpejti, ne do të nënshkruajmë një marrëveshje me një nga rrjetet më të...