Marotta: Tripleta? Një ëndërr që mund të realizohet, kemi detyrimin të bëjmë mirë

Marotta: Tripleta? Një ëndërr që mund të realizohet, kemi detyrimin të bëjmë mirë

8 Tetor 2026 10:16 Alfred Lleshi Objektivat, ëndrrat zikaltër? Serie A, Champions League dhe madje tripleta, që 16 vite pas Mourinhos nuk është më një mirazh. Presidenti i Interit, Beppe Marotta, foli nga skena e “Premio Gentleman”: “Gjithçka që kam ndërtuar lind nga një vlerë që e konsideroj shumë të rëndësishme; pasioni. Kam realizuar ëndrrën time të fëmijërisë dhe sot jam jashtëzakonisht i lumtur”. Për Interin, shpresa është konfirmimi në Serie A: “Këtë vit kalendari është i veçantë, duhet të provojmë edhe efektin e kësaj ndërprerjeje. Duhet ta pranojmë këtë eksperiment si të tillë. Gjatë javës punojmë për ta çuar përpara ekipin”. Në fund, ëndrra Champions dhe tripleta, pas dopietës së sezonit 2025/26: “Ndërkohë, shijojmë atë të vitit 2010. Kjo është një ëndërr dhe ëndrrat...