Markez i pari në Sprint, Çmimi i Madh i Japonisë e gjën 7 pikë larg kreut

Markez i pari në Sprint, Çmimi i Madh i Japonisë e gjën 7 pikë larg kreut

Mark Markez dominoi garën Sprint në Motegi të Japonisë nga fillimi deri në fund dhe mori disa pikë nga lideri i kampionatit, Horge Martin, duke e ngushtuar diferencën në shtatë pikë. “Qëllimi ishte të shfrytëzonim sa më shumë kualifikimet dhe të fillonim nga vendi i parë ose i dytë. Gjithashtu bëmë një ndryshim të vogël në motor për Sprintin dhe u ndjeva shumë më mirë. Punë e bërë, shihemi nesër”. Nesër? “Sinqerisht, nuk i dihet kurrë. Nuk dua të them, por kam punuar shumë mirë me të dyja gomat pa probleme të mëdha. Pastaj është stili i ngasjes, fuqia e motorit… Por unë po ngas mjaft mirë. Të premten, u ndjeva mirë me gomën e mesme në pjesën e pasme, dhe sot edhe me të...