Man. United dhe Tottenham “zgjohen” vonë në pjesën e dytë, por në fund askush nuk feston (video)
10 Tetor 2026 20:27 Telesport Manchester United dhe Tottenham janë mjaftuar me vetëm nga 1 pikë pas përballjes mes tyre në “Old Trafford”, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë në Premier League. Sfida u zhbllokua në minutën e 73-të të ndeshjes, ku pas një aksioni të bukur të “Djajve të Kuq” dhe asistit të Matheus Cunha, ishte Bryan Mbeumo që gjeti golin, me një të bukur drejt portës. Në minutën e 78-të, Tottenham mbetet me një lojtar më pak. Rodrigo Bentancur e lënë nervat dhe godet në fytyrë Luke Shaë, pas një përplasjeje mes tyre. Mbrojtësi i United ndëshkohet vetëm me karton të verdhë, mesfushori i Tottenham me karton të kuq. Në minutën e 90+2′, Dominic Solanke prek topin e goditur nga Sandro Tonali,...
Burimi:
telesport.al