Man. City e ka lënë surprizën për në fund, gati transferimi historik. Tejkalohet rekordi i Frenkie de Jong
30 Gusht 2026 18:01 Telesport Manchester City ka qenë shumë aktiv këtë merkato, ku ka pasur shumë largime, por ka pasur edhe afrime të bujshme. “Qytetarët” nuk e kanë mbyllur ende merkaton dhe po tentojnë edhe për një goditje të fundit. Mediet angleze dhe jo vetëm raportojnë se Manchester City ka arritur marrëveshjen për kushtet personale me Cody Gapko, sulmuesin anësor të Liverpool-it. Për të bindur rivalët, Man. City ka dërguar një ofertë prej 100 milionë eurosh. Në rast finalizimi të marrëveshjes, Cody Gapko do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Holandës. Ky rekord aktualisht i përket Frenkie de Jong, i cili u largua nga Ajax te Barcelona në vitin 2019 për 75 milionë euro plus 11 milionë euro bonuese. Për momentin,...
Burimi:
telesport.al