Luis Enrique: Nuk e kupton nivelin e Barcelonës derisa përballesh me të
21 Tetor 2026 7:31 Alfred Lleshi PSG-ja e Luis Enrique konfirmoi forcën e saj duke mposhtur 4-2 Barcelonën, e cila kishte qenë e pamposhtur në 11 ndeshjet e para. “Pashë një ndeshje ashtu siç e prisja; shumë të vështirë dhe të komplikuar. Nuk e kupton nivelin e Barcelonës derisa përballesh me të. Ishte një ndeshje shumë e ekuilibruar. Në pjesën e parë e kontrolluam Barçën dhe rikuperuam topa në gjysmëfushën kundërshtare. Vuajtëm për 10-15 minuta në të dytën, por më pas rimorëm kontrollin. Goli i avantazhit na qetësoi”, – deklaroi trajneri spanjoll. Mbi aftësinë e PSG-së për t’u përshtatur, ai theksoi: “Për të fituar ndeshje dhe trofe të rëndësishëm ndaj rivalëve të të njëjtit nivel, duhet të përshtatesh me situatat e lojës. Për 15 minuta...
Burimi:
telesport.al