Luftë me flakët në Dajt dhe Dibër, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 4 vatra aktive, nuk ka rrezik për banesat!

Luftë me flakët në Dajt dhe Dibër, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 4 vatra aktive, nuk ka rrezik për banesat!

Situata e zjarreve ditën e sotme ka qenë më e normalizuar, edhe pse 4 vatra janë ende aktive në vend. Ministria e Mbrojtjes në përditësimin e saj vë në dukje se frontet kryesore janë nga Dajti dhe Qafë Priska në Tiranë, te Vajkali në Bulqizë dhe Lundra në Mat, ku terreni i vështirë dhe përhapja e flakëve kanë kërkuar angazhim të shtuar të forcave tokësore dhe mjeteve ajrore. Vetëm në këto zona janë angazhuar dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës dhe forca të ADZM-së, si dhe helikopterë të Forcës Ajrore. “Ministria e Mbrojtjes – përditësim mbi situatën e zjarreve. Sipas informacionit operacional të datës 31.08.2026, deri në orën 20:00, në territorin e vendit janë raportuar 12 vatra zjarri, prej të cilave 4 mbeten aktive,...