Lufta SHBA-Iran, sa shënon çmimi i naftës sot –
Përshkallëzimi i konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka dhënë efekt të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare të energjisë, duke sjellë rritje të çmimit të naftës. Nafta e papërpunuar Brent u rrit me rreth 1.5%, duke u tregtuar në 99.35 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) shënoi një rritje prej 1.3%, duke arritur në 94.23 dollarë për fuçi. Rritja e çmimeve vjen pas përshkallëzimit të përplasjeve ushtarake mes SHBA-së dhe Iranit, veçanërisht pas sulmeve ndaj cisternave iraniane të naftës dhe tensioneve në Gjirin e Omanit dhe Ngushticën e Hormuzit.
Burimi:
javanews.al