Lojtarët e Barcelonës në mënyrë unanime: Kjo humbje nuk do të ndikojë në “El Clasico”
Futbollistët e Barcelonës besojnë se humbja 4-2 ndaj PSG-së në Paris nuk do të ndikojë në përgatitjet për “El Clasicon” e së dielës, me start orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”. “Jo, nuk do të ndikojë”, – deklaroi prerazi Raphinha. Kapiteni, që u rikthye si titullar, shtoi: “E dinim se çfarë na priste. Përballë kishim kampionin e dyfishtë të Europës, në fushën e tij. Donim fitoren ose një pikë, por nuk ndodhi. Humbëm vetëm tri pikë. Tani do të shohim çfarë na thotë trajneri për t’u përmirësuar dhe për të mbërritur në formën e duhur në ‘El Clasico’. Ishte një provë e mirë që tregoi se mund të konkurrojmë. Ishim mirë”. Xavi Espart, autor i një goli spektakolar, u shpreh: “Ndjenjat janë të përziera. Doja...
Burimi:
telesport.al