Lojërat Mesdhetare/ Petrov gabon në finale, shtanga e karateja nuk kapin dot podiumin
Në Itali po afrohet fundi i Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, aty ku Shqipëria ka garuar sot në disa disiplina, pa mundur dot të ngjitet në podium. Edhe pse sportistët kuqeiznj iu afruan shumë zonës së medaljes, ajo mbeti një tabu në sfidat e deritanishme të 2 shtatorit. Në gjimnastikë, Matvei Petrov u klasifikua në vendin e 6-të në disiplinën e kalit me doreza. Edhe pse ishte pretendent për medalje, pas vendit të dytë në fazën eliminatore, në finale gjimnasti kuqezi nuk ia doli mbanë, për shkak të një gabimi në mes të interpretimit (u rrëzua). Petrov grumbulloi 12.750 pikë në këtë konkurrim. Në karate, sportisti Melos Gashi iu afrua shumë medaljes, duke u kualifikuar deri në gjysmëfinale. Në peshën -84kg, disiplina kumite, Gashi fitoi 5-1...
Burimi:
telesport.al