Liverpool vuan por fiton, trajneri Iraola zbulon njeriun e ndeshjes: Dje ai ishte i vështirë për t’u ndalur
Fitore e vuajtur për Liverpool, që në fushën e tij mposhti 4-3 Villareal, në një ndeshje emocionuese deri në fund. Protagonist për skuadrën e trajnerit Andoni Iraola ishte sulmuesi i ri Rio Ngumoha, që dha dy assist në 74 minuta lojë që u aktivizua. Trajneri spanjoll e vlerëson shumë 18-vjeçarin: “Ai vinte pas një ndeshjeje shumë të mirë pak ditë më pare. Nuk e pati të lehtë edhe sepse iu kërkua shumë punë në mbrojtje, ndërsa mbrojtësi i tyre i majtë sulmonte shpesh”. “Në fazën sulmuese, pati momente kur ishte vërtet e vështirë ta ndalje. Nëse arrijmë ta vendosim Rio në situata ‘një kundër një’, ai krijon lojë dhe prodhon aksione. Pasimi për golin e Alexis ishte një veprim i mrekullueshëm”, tha Iraola. “Gjithashtu, sa...
Burimi:
telesport.al