LIVE/ Pas gati 6 vitesh paraburgimi, po mbahet në Gjykatën Speciale të Hagës seanca për vendimin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së! Kosova pret lirimin
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallin sot (16 shtator) aktgjykimin e shkallës së parë për ish-krerët e UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në procesin gjyqësor për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Seanca për shpalljen e vendimit nisi në orën 10:00 dhe vendimi do të bëhet i ditur veçmas për secilin prej katër të akuzuarve. Të gjithë i kanë mohuar akuzat. Sheshi i Prishtinës është mbushur plotë me mbështetës e simbole kombëtare, teksa kërkohet lirimi. Edhe në Hagë janë mbledhur mijëra shqiptarë para Gjykatës. Procesi gjyqësor në Hagë ka zgjatur më shumë se katër vite dhe ka përfshirë dëshmitë e mbi 100 personave nga ana e Prokurorisë, ndërsa mbrojtja ka paraqitur dëshmitarë dhe argumente në kundërshtim...
Burimi:
javanews.al