“Ligji i Pasqyrës”/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh të fortë për drejtuesit e administratës publike, duke kërkuar më shumë përgjegjshmëri dhe respektim të afateve në dhënien e përgjigjeve ndaj qytetarëve. Në një video të publikuar nga takimi me strukturat e bashkëqeverisjes, zëvendësministrat dhe drejtuesit e drejtorive, Rama paralajmëron se vonesat në trajtimin e kërkesave nuk do të kalojnë pa pasoja për personat përgjegjës. Kreu i qeverisë u kërkoi zëvendësministrave që përgjigjet ndaj qytetarëve t’i vendosin në qendër të punës së tyre të përditshme, duke nisur çdo ditë me verifikimin e kërkesave të trajtuara, atyre që duhet të marrin përgjigje dhe rasteve ku afatet janë tejkaluar. Rama tha se për çdo vonesë duhet të identifikohet përgjegjësi dhe të ketë një kosto konkrete, ndërsa paralajmëroi se kjo do...
Burimi:
javanews.al