Liga e Kombeve/ Mundësi e artë për Shqipërinë, Bjellorusia pa shtëpi dhe pa tifozë pas sanksionit të UEFA-s

Liga e Kombeve/ Mundësi e artë për Shqipërinë, Bjellorusia pa shtëpi dhe pa tifozë pas sanksionit të UEFA-s

Bjellorusia do të jetë kundërshtari me të cilin Shqipëria do të hapë fushatën e Nations League, më 26 shtator, në Shqipëri. Kjo sfidë do të zhvillohet normalisht në stadium, me praninë e tifozëve kuqezi. Por situata do të ndryshojë në ndeshjen e kthimit, më 15 nëntor. Edhe pse Bjellorusia figuron si skuadra pritëse, ajo nuk do të mund ta presë Shqipërinë në territorin e saj. Vendimi i UEFA-s, i marrë në mars 2022 pas nisjes së luftës në Ukrainë dhe përfshirjes së territorit bjellorus në mbështetje të operacioneve ruse, mbetet ende në fuqi. Ekipet bjelloruse duhet t’i zhvillojnë ndeshjet si pritëse në terren neutral dhe pa tifozë. Kështu, përballja e nëntorit do të luhet në Hungari, por me dyer të mbyllura. Një situatë që mund...