Liga e Kombeve: Kroacia befason Spanjën në pjesën e parë, Anglia bën detyrën në shtëpi (video)
6 Tetor 2026 21:39 Telesport Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e fundit në Ligën A. Në Split, Kroacia po kryeson 1-0 ndaj Spanjës. Sfida në Split u zhbllokua në minutën e 17-të, ku Ivan Perisic dërgoi me kokë në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga pritja e Unai Simon, pas goditjes së Igor Matanovic. SHIKOGOLIN Në sfidën tjetër, Anglia po udhëheq 2-0 ndaj Rep. Çeke. Sfida në mitikun “Wembley” u zhbllokua në minutën e 27-të, ku Vladimir Coufal dërgon në portën e tij topin e futur në zonë nga Harry Kane. Në minutën e 40-të, Anglia dyfishon shifrat me të zakonshmin Harry Kane, i cili gjeti rrjetën pas asistit të Morgan Rogers. SHIKOGOLAT
Burimi:
telesport.al