Liga e Kombeve/ Italia përballë Turqisë, Franca sfidon Belgjikën, garë e fortë për vendin e parë në grup
Dy sfida të rëndësishme në Ligën e Kombeve rikthejnë vëmendjen te grupi elitar, me Italinë që përballet me Turqinë dhe Belgjikën që pret Francën. Në Bolonjë, Italia kërkon fitoren ndaj Turqisë për të mbajtur ritmin në garën për kreun. “Të kaltrit” vijnë pas barazimit 1-1 ndaj Francës, ndërsa Turqia kërkon të reagojë pas humbjes 0-3 ndaj Belgjikës. Një tjetër sukses do ta afronte Italinë me objektivin për të siguruar një pozicion sa më të mirë në grup. Ndërkohë, në Bruksel luhet një tjetër duel i fortë: Belgjikë-Francë, shkruan A2. Dy skuadrat janë pranë njëra-tjetrës në klasifikim dhe çdo pikë ka rëndësi për garën për kreun. Belgjika vjen me moral të lartë pas fitores 3-0 ndaj Turqisë, ndërsa Franca kërkon të vazhdojë ecurinë pozitive pas barazimit...
Burimi:
javanews.al