Zbulohet Toka e re, planet potencialisht i banueshëm pranë sistemit tonë diellor!
Astronomët kanë zbuluar një planet të ri potencialisht të banueshëm rreth 146 vite dritë larg Tokës, i cili ka madhësinë e Tokës dhe kushte të ngjashme me ato të Marsit. Planeti kandidat, i quajtur HD 137010 b, rrotullohet rreth një ylli të ngjashëm me Diellin dhe vlerësohet të jetë rreth 6% më i madh se Toka. Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh nga Australia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka e identifikoi planetin duke përdorur të dhëna të mbledhura në vitin 2017 nga misioni i zgjeruar i teleskopit hapësinor Kepler të NASA-s, i njohur si K2. Dr. Chelsea Huang, studiuese në Universitetin e Queenslandit Jugor në Australi, tha se planeti ka një orbitë të ngjashme me atë të Tokës, që zgjat rreth 355 ditë. Studiuesit...
Burimi:
sot.com.al