Shtatë faktorë risku që ndikojnë në çmimin e sigurimit të makinës
Çmimi i sigurimit të detyrueshëm motorik nga 1 janari i këtij viti me nisjen e zbatimit të sistemit bonus-malus, nuk është i njëjtë për të gjithë, pasi ai llogaritet duke marrë parasysh disa faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në primin që qytetari do të paguajë. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare shpjegon se për përcaktimin e çmimit llogariten shtatë faktorë të riskut, të lidhur si me drejtuesin e mjetit, ashtu edhe me vetë automjetin. Mes faktorëve kryesorë janë mosha e drejtuesit dhe eksperienca e tij në drejtim, përdorimi i automjetit (nëse është në pronësi të individit ose të një subjekti), qarku ku është i regjistruar mjeti, fuqia motorike, vjetërsia e automjetit dhe historiku i dëmeve. Ky i fundit merr në konsideratë të gjitha dëmet e raportuara, edhe në...
Burimi:
sot.com.al