Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu është larguar nga drejtimi i Portit të Durrësit, duke ia lënë vendin Andrea Shllakut. Ky i fundit, i cili deri tani ka shërbyer si nëndrejtor i institucionit, është emëruar në krye të tij. Dorëheqja erdhi menjëherë pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama për largim të drejtorëve rajonalë nga postet e tyre. Në vend të tij ditën e sotme është emëruar Andrea Shllaku, i cili  ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës. Gjatë periudhës së tranzicionit, pas dorëheqjes së Liburnit dhe deri në emërimin e tij, Shllaku qe i komanduar në këtë detyrë.