Levante reziston vetëm pesë minuta, zbulimi i Flick shënon golin e parë me fanellën e Barcelonës (video)
13 Shtator 2026 16:29 Telesport Barcelonës i kanë mjaftuar vetëm 5 minuta lojë për të gjetur avantazhin ndaj Levante, në sfidën e vlefshme për javën e pestë në La Liga. Ishte Xavi Espart që gjeti golin, me një goditje të bukur me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Ky është goli i parë për 19-vjeçarin me fanellën e Barcelonës në La Liga, i cili gëzon besimin e plotë të Hansi Flick. SHIKOGOLIN Barcelona e ka nisur në mënyrë fantastike këtë sezon të ri në La Liga, ku numëron 4 fitore rresht dhe është drejt rrugës së duhur për fitoren e pestë.
Burimi:
telesport.al