Leclerc: Me Max beteja gjithnjë të ashpra e korrekte, të dy nuk i hapim rrugë njëri-tjetrit në pistë
28 Tetor 2026 12:30 Telesport Gara e fundit në Austin riktheu duelin mes Charles Leclerc (Ferrari) e Max Verstappen (Red Bull), dy pilotë që kanë dhuruar shpesh beteja spektakolare në Formula 1 edhe pse gjithnjë kanë qenë korrektë. Para garës së ardhshme në Meksikë, Leclerc kujtoi betejën me Max: “E dija që do të ishte një luftë e ngushtë. Max është një kafshë dhe ndonjëherë, kur ul vizorin e helmetës, ndiej se mund të jem edhe unë i tillë”. “Pikërisht kjo e bën gjithçka kaq emocionuese e di që ai nuk do të më lërë shumë hapësirë, por edhe unë nuk do t’i lë atij. Në Austin isha para tij pas kthesave të para, por më pas ai më kapi në befasi në kthesën 15”,...
Burimi:
telesport.al