LDK merr post në Kryesinë e Kuvendit, Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës gjatë vijimit të seancës konstituive. Shala ka marrë 85 vota pro, duke siguruar numrin e nevojshëm të votave për t’u zgjedhur në Kryesinë e Kuvendit. Me zgjedhjen e Shalës, LDK-ja siguron përfaqësimin e saj në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës. Seanca konstituive vijon me procedurat e tjera të parashikuara në rendin e ditës.
Burimi:
ntv.al