Laporte tregon pse braktisi Francën për Spanjën: Nuk mund ta prisja Deschamps përgjithmonë…

Laporte tregon pse braktisi Francën për Spanjën: Nuk mund ta prisja Deschamps përgjithmonë…

Aymeric Laporte nuk ka asnjë peng për zgjedhjen e Spanjës. Mbrojtësi 32-vjeçar foli për ndryshimin e kombësisë sportive në vitin 2021, kur la Francën për të veshur fanellën e “La Roja”. Që atëherë, ai është bërë titullar i rëndësishëm i Spanjës, me të cilën ka fituar “Nations League” 2023, Europianin 2024 dhe mbi të gjitha Botërorin 2026. “Edhe nëse nuk do të kishte ndodhur e gjitha kjo, do të ndihesha po aq krenar. Gruaja ime, familja ime dhe fëmijët e mi janë nga këtu. Ndihem shumë i lidhur me Spanjën”, – tha Laporte në një intervistë për një kanal në YouTube. Vendimi nuk ishte i menjëhershëm: “Ishte një proces i gjatë. Kishte pasur një përpjekje të parë një vit e gjysmë ose dy më herët,...