La Liga i kërkon falje Kinës, pas polemikave me Mbappé: “Do të marrim të gjitha masat…”
27 Tetor 2026 13:23 Alfred Lleshi La Liga ka shprehur keqardhje të thellë për deklaratat e Kylian Mbappé rreth memeve që e lidhin me ish-udhëheqësin kinez Mao Ce Dun, të cilat shkaktuan reagime të ashpra në Kinë. Përmes një deklarate zyrtare, drejtuesit e kampionatit spanjoll iu kanë kërkuar falje qytetarëve kinezë, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ndërtuara ndër vite me institucionet sportive, transmetuesit dhe miliona tifozë në këtë vend. “E kuptojmë dëmin e shkaktuar dhe, në emër të La Liga-s, dëshirojmë t’i kërkojmë falje sinqerisht popullit kinez”, – thuhet në deklaratë. La Liga thekson se nuk do të lejojë që një veprim individual të dëmtojë marrëdhëniet me Kinën dhe imazhin e kampionatit, duke prekur edhe më shumë se 20 klubet profesioniste dhe miliona tifozët...
Burimi:
telesport.al