Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë dalë me një deklaratë të përbashkët në Kuvend lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët u dënuan në total me 81 vite burg. Deklarata u lexua në seancën plenare nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Në të, Kuvendi e cilëson vendimin ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së si të padrejtë dhe rikujton rolin e luftës së UÇK-së në çlirimin e Kosovës. “Kuvendi e konsideron të padrejtë vendimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit”, thuhet në deklaratë, ku lufta e UÇK-së përshkruhet si një luftë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës dhe si përgjigje ndaj represionit, dhunës dhe përndjekjes. Në deklaratë theksohet gjithashtu se Thaçi,...
Burimi:
ntv.al