Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Robert Duka, 50-vjeçari nga Vlora u vendos në prangat e policisë së Tiranës këtë të hënë, si i dyshuar për grabitjen e armatosur të dy filialeve të bankave të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Ngjarja e parë daton më datë 2 qershor të këtij viti, ndërsa e dyta vetëm një javë më parë, ku dyshohet se ai ia doli të rrëmbente afro 60 mijë euro nën kërcënimin e armës së zjarrit. Në një dalje për mediet, drejtori i policisë së Tiranës, Oliger Torba bëri me dije se Robert Duka u identifikua duke përdorur teknologjinë pavarësisht maskimit. Pas grabitjes së dytë, asaj në degën e “Raiffeisen Bank” të një jave më parë, Robert Duka u largua me një monopatinë. Ndërkohë...