Kurti: Një ligj për Hagën pa stabilitet institucional rrezikon të dështojë! Zemërimi i qytetarëve sot, i drejtë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se lëvizjet për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara janë të ngutshme dhe të paanalizuara mirë. Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të hënën ngriti dyshimet për dobitë e këtij ligji, derisa theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mund të ketë gjyq. Kurti rikujtoi se edhe krijimi i Dhomave të Specializuara ishte kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje në kohën kur ishte votuar në Kuvend, ndërsa theksoi se sot kjo parti po e mbështet procedimin e projektligjit, raporton “KosovaPress”. “Për UÇK-në nuk mund të ketë ligj, të nderuar deputetë, ka qenë një kohë shumë e shkurtër për të analizuar si duhet ligjin. Aq më tepër kur ende nuk i kemi atë gjykimin në formën e tij të...
Burimi:
javanews.al