Kurti ngre alarmin për shqiptarët në Luginë: Po përballen me diskriminim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një tryezë diskutimi në Prishtinë rreth 70 përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Sanxhaku. Të pranishëm në takim ishin edhe figura kryesore politike të Luginës, përfshirë deputetin në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi. Fokus i takimit ishte diskriminimi institucional, sfidat e përditshme dhe veçanërisht pengesat financiare me të cilat përballen shqiptarët atje. Gjatë fjalës së tij, Kurti dënoi bllokimin e fondit prej mbi 2.1 milionë eurosh që mbulon 186 projekte dhe organizata, si dhe 61 familje të nxënësve që kanë humbur prindërit. Shefi i qeverisë theksoi se pasojat e këtij bllokimi prekin drejtpërdrejt fëmijët me...
Burimi:
ntv.al