Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme dhe, sipas tij, do ta pamundësojë angazhimin institucional për kundërshtimin e vendimit dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Në një konferencë për media, Kurti tha se çështja e presidentit dhe ajo e ish-krerëve të UÇK-së janë tema të ndara, por theksoi se pa zgjedhur presidentin e ri, vendi nuk do të mundë t’iu ndihmojë katër ish-krerëve të UÇK-së në apelimin e dënimit të tyre në shkallë të parë me burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë. Ai theksoi se procesi në Hagë do të kërkojë kohë, angazhim dhe një strategji institucionale, ndërsa moszgjedhja e presidentit, sipas tij,...