KURTHI I REFORMES TERRITORIALE/ EDI RAMA KERKON TE ZBULOJE KUSH JANE TRADHTARET

KURTHI I REFORMES TERRITORIALE/ EDI RAMA KERKON TE ZBULOJE KUSH JANE TRADHTARET

Reforma administrativo-territoriale që pritet të votohet në Kuvend po merr një dimension përtej riorganizimit të pushtetit vendor. Sipas një analize të publikuar nga “Pamfleti”, pas përplasjes së deklaruar të deputetëve socialistë Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe me reformën mund të fshihet një tjetër betejë politike: testimi i kontrollit të Edi Ramës mbi grupin parlamentar. Sipas këtij interpretimi, reforma po dërgohet në Kuvend pa një konsensus të gjerë politik dhe publik, ndërsa kundërshtimet vijnë nga opozita, banorë të bashkive që preken nga shkrirja dhe disa deputetë të mazhorancës. “Pamfleti” ngre hipotezën se kryeministri mund ta përdorë votimin si një lloj prove për të identifikuar deputetët që mund të mos ndjekin linjën e shumicës në votime të rëndësishme. Në këtë kuadër, Sinaj dhe Braçe janë dy emrat...