Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën
Kur batica tërhiqet dhe moti është i kthjellët, brigjet e Fukutsu-s në jug të Japonisë shndërrohen në një pasqyrë natyrore prej rreth tre kilometrash. Rëra e lagur reflekton qiellin dhe siluetat e njerëzve, duke krijuar një panoramë që i ka dhënë zonës nofkën “Pasqyra e Detit”. Fenomeni, i njohur si Fukutsu Kagami no Umi, ka tërhequr vitet e fundit mijëra vizitorë vendas dhe të huaj, të cilët mbërrijnë për të realizuar fotografi spektakolare, sidomos në momentet kur deti është i qetë dhe qielli i hapur. “Çdo mëngjes shikoj nga oqeani dhe mendoj si është sot. Nëse është blu i bukur, ndihem e lumtur”, thotë Rumi Nakamura, e rritur në këtë qytet bregdetar dhe aktualisht punonjëse e zyrës lokale të turizmit. Sipas saj, banorët e konsiderojnë detin...
Burimi:
javanews.al